Kufizimet e qasjes dhe parkimi
Rimarrja e hapësirës publike përmes kufizimit të qasjesRimarrja e hapësirës publike në qendrat e qyteteve është bërë praktikë standarde në Evropë. Është dëshmuar të jetë një instrument mjaft i suksesshëm në rivitalizimin e qendrave të qyteteve për të kënaqur si banuesit ashtu edhe vizitorët.
Zonat pa vetura kërkojnë ridizajnim të kujdesshëm urban dhe kontroll të qasjes. Ndryshimi i shprehive të parkimit nga shfrytëzuesit e veturave duhet të merret plotësisht në konsideratë dhe kjo varet nga masat menaxhuese të duhura të parkimit si dhe nga drejtimi i trafikut në korridoret alternative. Çiklistët dhe disa shfrytëzues të tjerë të autorizuar si rregull kanë qasje të lejuar.
Prizreni është qytet nismëtar në Kosovë sa i përket kufizimit të qasjes në qendrën e tij historike; Përderisa Peja veç sa ka filluar me programin ambicioz rivitalizues.
Në vitin 2010 Komuna e Pejës dhe projekti MOBKOS kanë organizuar një analizë të parkimit në qendren e qytetit të Pejës. Ky është një fillim i procesit i cili mundëson menaxhimin e parkimit në qendren e qytetit të Pejës në një mënyrë më të organizuar duke zvogluar numrin e veturave, përmirësuar kualitetin e hapësires publike dhe krijimin e kushteve për të mundësuar implementimin e transportit publik urban.
Kategorizimi i rrugëve urbane, menaxhimi i parkimit dhe rivitalizimi i hapësirës publike











