Projekti MOBKOS Mobiliteti Urban në Kosovë
Fushëpërfshirja e projektit
Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe Komuna e Pejës në bashkpunim me Qeverinë e Flandrisë, Belgjikë kanë themeluar projektin për të Gjurmuar mënyrat drejt një qasje të re për mobilitetin urban në Kosovë (2009- mesi 2010).
Qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera janë dhe do të jenë nën një tendosje më të ashpër nga shtimi i trafikut dhe nga rritja e pronësisë ndaj veturave si dhe nga zhvillimi i pakontrolluar hapësinor. Është e këshillueshme që të ballofaqohemi me këtë sfidë dhe ajo që është më e rendësishmja të përgaditemi për një veprim efektiv.
Cilat janë sfidat esenciale dhe qasjet për tu identifikuar? Cilat janë përvojat e para në Kosovë në lidhje me planifikimin dhe investimet në transportin urban? A janë të transferueshme qasjet nga Evropa Perendimore? Cilat janë rezultatet për tu raportuar nga projekti demostrues në Pejë?
Projekti do të ofroj një varg të aktiviteteve dhe parasheh lehtësimin e forumit për shkëmbimin e ideve, aktiviteteve dhe projekteve ndermjet paleve në nivel qendror dhe lokal.
Objektivat
- Gjurmini i mënyrave të reja për problemet e mobilitetit urban.
- Formulimi i rekomandimeve për programin afatshkurter, mesem dhe afatgjatë për mobilitetin urban
- Krijimi i rrjetit të personave të zotuar ndaj mobilitetit urban të qendrueshem
- Lansimi dhe zhvillimi i njohurisë së bazuar në web faqe për mobilitetin urban.
Aktivitetet
- Projekti Demonstrues në Pejë
- Web faqja
- Takimet e ekspertëve/ seminarët
- Rrjeti i ekspertëve
- Demonstirmi i trafikut Analizë e udhëtimit/ kategorizimi i rrugëve urbane
-
Demonstrim i kampanjave të vetëdijësimit të udhëtimit urban
- Këshillë për programin dhe formulimin e projekteve
Programet referuese/ web faqet
Programi i marrëveshjes së mobilitetit në Flandri, Belgjikë
http://www.mobielvlaanderen.be/convenants
Civitas qytet më të pastra dhe me transport më të mirë
http://www.civitas-initiative.eu
Platforma Evropiane për Menaxhimin e Mobilitetit
http://www.epomm.org


